82 për qind e votuesve mendojnë se Edi Rama i ka shitur detin Greqisë!


Para disa ditësh kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament se Greqia do zgjerohet nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Ky fjalim i tij mori përkrahje nga deputetët të cilët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta.

Që nga ajo ditë, kjo çështje ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Shqipëri, pasi transparenca ka munguar, duke hedhur dyshime të mëdha se me territoret shqiptare po luhet politikisht.
Edi Rama ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por më shumë fjalë propagandistike, sesa fakte që tregojnë sesi qëndron e vërteta.

Gjithashtu është parë edhe një përplasje mendimesh midis ministrit të jashtëm Gent Cakajt dhe Ramës, duke përforcuar edhe njëherë dyshimet mbi mungesën e transparencës.

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA ka publikuar një sondazh, ku janë pyetur shqiptarët në lidhje me çështjen e detit.

Pyetja e shtruar në Instagram ishte:
A mendoni se Rama ia ka shitur detin Greqisë?
Në sondazh kanë votuar mbi 25 mijë shqiptarë dhe 82% e tyre mendojnë se Rama ia ka shitur detin Greqisë, opinion i cili vjen fare qartë nga deklarat e zyrtarëve grekë dhe mungesa e transparencës nga shteti shqiptar.