81-vjeçarja martohet me 24-vjeçarin: Ai është një burrë i mirë

Në Ukrainë është duke u hetuar një martesë mes një djali 24 vjeç me kushëriren e tij me aftësi të kufizuara, 81 vjeçe.
Sipas zyrtarëve ukrainasë, kjo martesë është e rreme dhe mund të jetë bërë sa për t’i ikur shërbimit ushtarak.

24 vjeçari, Alexander Kondratyuk, pretendoi se kishte lindur një dashuri shumë e fortë mes tij dhe kushërirës e cila është 57 vjet më e vjetër.
Ai ka mohuar se po përpiqej të ikte nga kryerja e detyrimit ushtarak.
Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë përjashtime që lejojnë njerëzit ta shmangin atë.

Nëse kujdeseni për gruan që është me aftësi të kufizuara, në Ukrainë ju jeni të liruar nga shërbimi ushtarak.
Çifti kurorëzoi dasmën në fshatin Baykovka i cili është afër qytetit të Vinnitsa në perëndim të Ukrainës, i vendosur në brigjet e një prej lumenjve më të gjatë në vend.
Nga ana tjetër, Zinaida Illarionovna, 81 vjeç, këmbënguli që ai ishte një burrë i mirë dhe e kujdesej mirë për të.