81-vjeçari shkon nga Shkupi për të votuar, vd*es në Qendrën e Votimit në Kaçanik

Një 81-vjeçar i cili kishte shkuar nga Shkupi për të votuar në fshatin Biqec, konkretisht në qendrën e votimit në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla”, i është keqësuar gjendja dhe më pas ka vde*kur rrugës. Kemal Duvolli, menaxher i qendrës në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Biqec e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Personi ka shkuar te tavolina ndihmëse ka kërkuar ndihmë me gjet emrit e vet, ka qenë shume mirë, por ndonjë sulm apo diçka ka ndodh. Me banim ka qenë në Shkup është ardh me votu këtu”, ka thënë Duvolli për TV Dukagjini.

Ai ka bërë të ditur se me t’iu keqësuar gjendja ka reaguar djali i tashmë të ndjerit, por që i moshuari nuk ka arritur të mbijetojë pasi ka vdekur rrugës për spital.