80 pl*umba drejt makinës së tij – Postimi prekës i motrës për biznesmenin shqiptar: Të kisha pikë të dobët, shkove te vëllai…


Motra e biznesmenit shqiptar, Kamer Idrizi, i cili u ek*zekutua në Shkup ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
Ajo thotë se Kameri ishte pika e saj e dobët, ndërsa para disa kohësh kishte humbur dhe vëllanë tjetër, Enverin.

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin që e kisha pikë të dobët që e kishte aromën e babit tim Zoti na takoftë në Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri që të deshti më shumë se veten”, shkruan ajo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00 në lagjen Butel 2. Në momentin e kr*imit, vi*ktima ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur vi*ktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Ar*ma e vr*asësve ka qenë ka*llashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gë*zhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.
Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gju*ajtën dhjetëra pl*umba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup.