Komisioni Evropian paralajmëroi sot se një pjesë e shumave të premtuara të ndihmës makroekonomike do të dërgohen sot në Maqedoninë e Veriut, si dhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Tunizi.
Nga tre miliardë eurot e ndihmës makroekonomike të parashikuar për vendet e fqinjësisë së BE-së, Komisioni Evropian dërgon sot 80 milionë në Maqedoninë e Veriut, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 300 milionë për Tunizinë.
Eurokomisari për Ekonomi, Paolo Xhentiloni e përshëndeti lajmin si një “hap konkret përpara” në lu*ftën kundër Kovid-19 dhe pasojat e tij dhe u zotua se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar fqinjët e saj në këto kohë të vështira.
Për Maqedoninë e Veriut, ky është kësti i dytë dhe i fundit nga 160 milionë eurot e planifikuara të ndihmës makroekonomike.
Komisioni Evropian informoi se vendi i kishte përmbushur kushtet për lëshimin e transhës së fundit, i cili përfshinte përforcimin e qeverisjes fiskale dhe transparencën, lu*ftimin e korrupsionit, përmirësimin e mbikëqyrjes së sektorit financiar si dhe klimën e biznesit dhe përballjen me papunësinë e të rinjve.