80% e grave në Gjinekologji të pavaksinuara, gjashtë prej tyre pozitiv me Covid-19


Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili ka thënë se në klinikë janë të hospitalizuara 6 gra shtatzëna, të konfirmuara me Covid-19.

Ai ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe se asnjëra prej tyre nuk është në gjendje të rëndë, derisa thotë se 80 për qind e grave kanë qenë ta pavaksinuara.“Në Klinikën e Gjinekologjisë në repartin për covid janë të hospitalizuara 6 shtatzëna. Gjendja e tyre është stabile. Nuk është asnjë rast i rëndë që të gjitha janë në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjitha janë të verifikuara me Covid-19 pozitiv. Situata është stabile. Kemi një fluks të madh të pacientëve edhe nga spitalet regjionale” . ka thënë ai.

Sipas tij, për momentin të gjitha bebet janë transferuar ne Klinikën e Neonatologjisë dhe gjendja e tyre është e mirë.

Ismaili theksoi se është shtuar numri i lindjeve, ku vetëm në muajin janar ka pasur 736 lindje.

“Disa gra janë të vaksinuara, mirëpo këto që janë të hospitalizuara nuk janë të vaksinuara. Pjesa më e madhe e kësaj vale 80% kanë qenë të pavaksinuara kurse një pjesë tjetër janë me dy e tri vaksina. Me faktin që gratë shtatzëna kanë kërkuar trajtim në gjinekologji janë më pak të rrezikuara. Për momentin të gjitha bebet janë transferuar ne Neonatologjisë. Të gjitha kanë rezultuar negative dhe asnjë bebe nuk e kemi pasur në gjendje të rëndë. Në muajin janar i kemi pasur 100 lindje më shumë se në janarin e vitit 2021. Tash i kemi 736 lindje kurse në janarin e vitit të kaluar i kemi pasur 635 lindje”, tha Ismaili.