8 vjet nga premtimi për ndërtimin e “Bit Pazarit”! Afatet janë tejkaluar, autoritetet fa*jësojnë pandeminë

Kështu u paralajmerua se do të duket projekti i ri për Bit Pazarit nga Kryetari i atëhereshem Izet Mexhiti.
“Kemi marr parasysh gjitha faktorët të gjitha elementet që të ruajm Bit Pazarin por të krijojmë kushte moderne kushte me standarde që do të ketë më mirë për vetë tezgaxhinjët dhe për ata që e frekuentojnë Bit Pazarin dhe arkitektura e re ti përshtatet Çarshis së vjetër”, deklaroi Izet Mexhiti (mars 2013).

Shumë vite më pas, edhe pse i paralajmeruar, Bit Pazari assesi të ketë pamjen e re dhe moderne, siç u paralajmerua.
Në 2016 Mexhiti kishte premtuar se është cështje ditësh, se kur do të realizohet ky projekt
Kanë kaluar 8 vjet nga prezantimi i projektit, ndërsa për të ka folur edhe pasardhësi i Mexhitit Visar Ganiu.

“Ka ardhur koha që të gjithë të bashkëpunojmë për të përmirësuar infrastrukturën në të këtë zonë”, theksoi Visar Ganiu – kryetar i Komunës së Çairit.
Nga Komuna e Çairit thonë se përgjigje duhet të japë “Tregu i Shkupit”.
Nga “Tregu e Shkupit” për TV21 thanë se prolongimi i afateve është bërë për shkak të pandemisë me virusin korona.

“Prolongimi i afatit për kryerjen e projektit është për shkak të krizës shëndetësore që na ka kapluar të gjithëve. Disa faza kanë qenë të prolonguara nga vetë kontraktuesi. Gjithashtu duam që të ju informojmë që të gjithë përdoruesit tanë, që në pjesën e re ka 100 tezga të lira të cilët në këtë moment mund ti përdorin”, thonë nga Skopski Pazar.

Shitësit thonë se hallin më të madh e kanë tek produktet që i shesin, pasi malli po u vjetërsohet dhe po humbin në shitje.
“Malli po vjetërsohet, dhe mandej modelet i kërkojnë më të rejat, ajo që vjetërsohet edhe duhet te hedhet nuk e blejnë askush prej pluhurit. Kjo është jeta e jonë e vështir është shumë premtime por asgjë nuk po bëhet”, potencoi një shitës në Bit Pazar.
E deri sa të mbulohet i gjithë tregu, në pjesën e pa ndërtuar, shitësit do të përballen me shiun dhe të ftohtin.