8 vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kumanovës

Një fëmijë 8 vjeçar nga komuna e Kriva Pallankës të enjten ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kumanovës.
Sipas njoftimit të policisë, të enjten në ora 05:15 nga Spitali i Qytetit të Kumanovës është njoftuar se tek ta në reanimacion ishte sjell nga Kriva Pallanka, një fëmijë 8 vjeçar pa shenja jete.

Po ashtu është konstatuar se në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhu*ne.
Sipas njoftimit, fëmija ka ndërruar jetë gjatë transportit me makinën e autoambulancës. Trupi i tij është dërguar për obduksion dhe priten hollësi të tjera.