8 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve betejën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur 8 persona.

Sipas ministrisë nga 1 mijë e 211 testime 82 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkaq, nga COVID-19 janë shëruar 265 pacientë.