8 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Greqi, ministri serb: Po dërgonim 11.5 tonë armë në…

Serbia ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me avionin Antonov që u nis nga Nishi dhe që u rrëzua në Kavalla të Greqisë.

Përmes ministrit të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, autoritetet serbe bëjnë me dije se avioni ukrainas i mallrave transportonte 11.5 tonë armë serbe, që si destinacion përfundimtar kishte Bangladeshin.

Stefanoviç deklaroi se pronare e avionit është një kompani ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe “Valir”, ndërkohë që më herët u konfirmua dhe vdekja e 8 anëtarëve të ekuipazhit.

Ministri mohoi që armët të kishin destinacion Ukrainën, duke i konsideruar lajmet e tilla si keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë.

Avioni Antonov u rrëzua në mesnatë pranë Kavallës në Greqi, pasi piloti kishte kërkuar të kryente një ulje emergjente si shkak i një avari në një prej motorëve.

Ai shpërtheu në ajër dhe materialet e rrezikshme u përhapën në një rreze të gjerë, duke detyruar autoritetet greke të evakuojnë qindra banorë të fshatrave pranë.

MOS HUMBISNI