Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.
Sipas institutit numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me gjithsej 158 raste të vd*ekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste kurse numri i rasteve aktive është 2.804.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste komuna Gjilan 17 raste komuna Pejë 13 raste Mitrovicë 10 raste komuna Vushtrri 10 raste komuna Viti 8 raste komuna Drenas 6 raste komuna Fushë Kosovë 6 raste komuna Lipjan 6 raste komuna Podujevë 6 raste komuna Dragash 4 raste komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj Malishevë Obiliq Prizren Skenderaj Suharekë dhe nga 1 rast Istog Kaçanik dhe Kamenicë” thuhet në njoftim.