8 mënyra natyrale për të ulur yndyrnat në gjak

Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrnave apo kolesterolit në gjak. Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave. Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër por edhe ishemi apo vdekje të parakohshme. Lexoni më poshtë këshillat nga AgroWeb.org për uljen e kolesterolit.

Kufizoni Yndyrnat Me Bazë Shtazore

Ekspertët thonë se për uljen e kolesterolit duhet të shmangni yndyrnat me bazë shtazore, mishrat e përpunuar, mishin e kuq me dhjamë apo atë të shpendëve me lëkurë. Po ashtu, për uljen e kolesterolit duhen shmangur produktet e bulmetit me yndyrna të plota të cilat rrisin kolesterolin e keq.

Perimet
Ekspertët thonë se njeriu duhet të ketë të paktën një vakt të gjithin bimor një herë në javë. Këtu përfshihen fasulet apo thjerëzat që ofrojnë proteinë me bazë bimore.

Kujdes Me Karbohidratet
Studimet tregojnë se konsumi i ulët i karbohidrateve ndihmon jo vetëm në rënien në peshë por edhe në pakësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Zgjidhni tërshërën, fasulet, thjerrëzat dhe frutat që japin shumë energji por edhe ju ngopin.

Humb Në Peshë
Nëse jeni mbipeshë apo obezë, angazhohuni për të rënë në peshë. Kjo e fundit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ka ndikim pozitiv në shëndet.

Lëvizni Më Shumë
Ekspertët rekomandojnë deri në 90 minuta aktivitet fizik në ditë, së paku ecje. Aktivtete të tilla rrisin ritmin e zemrës dhe vënë në përdorim shumë muskuj.

Kujdes Me Ritmin
Aktiviteti fizik duhet të jetë i një intensiteti mesatar dhe më pas duhet të avancojë në ushtrime të intensitetit të lartë në 2 herë në javë.
Lëvizni

Çelësi i suksesit të një regjimi ushqimor apo aktiviteti fizik është qëndrueshmëria. Nëse kryeni aktivitet fizik rregullisht dhe pa ndërprerje, niveli i triglicerideve do të bjerë me të paktën 24 përqind.