Zëvendëskryeministri Artan Grubi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjitha gratë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Grubi ka theksuar se 8 Marsi simbolizon jo vetëm një datë historike, por edhe një kauzë legjitime për vlerësimin e duhur shoqëror të femrave dhe barazinë e tyre.
Duke reflektuar mbi kontributin e jashtëzakonshëm të gruas në të gjitha sferat e zhvillimit shoqëror, Grubi ka theksuar se bota duhet të ndjekë një qasje më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrave, të cilat janë një faktor kyç i progresit të shoqërisë.
Statusi i plotë:
8 Marsi është një tjetër datë e rëndësishme në historinë e njerëzimit që shënon triumfin e një kauze plotësisht legjitime të femrës për barazi dhe vlerësim adekuat shoqëror.
Duke reflektuar mbi rolin e jashtëzakonshëm të femrave në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror, përcjell sot deri tek ta urimet e mia më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe rrugëtim të pandërprerë suksesesh.
Bota padyshim se duhet të vazhdojë me qasje më të drejtë, më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës që çdo ditë e më shumë po dëshmohet se është faktor i progresit të shoqërisë.
Gëzuar 8 Marsin!