Prokuroria themelore në Strugë njoftoi se profesori i cili dje rrahu me hekur nxënësin në gjimnazin e Strugës “Ibrahim Temo” ka marrë 8 ditë paraburgim, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria njoftoi se ka filluar procedurë ndaj një profesori 57-vjeçar nga Struga, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën e dhunës nga neni 364 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.
“Më datë 23.12.2021, rreth orës 12.30, me hekur ka goditur në zonën e kokës studentin e plagosur në moshën 18-vjeçare. Sulmi fizik pasoi një debat të shkurtër verbal mes profesorit të dyshuar dhe nënës së nxënësit të plagosur. Në mënyrë që procedura penale të ecë pa probleme, prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykata ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe me vendim të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh”, ka thënë Prokuroria.
Studentët e protestës së sotme kërkuan edhe masën e paraburgimit për pedagogun abuzues dhe në shenjë të studentëve bojkotuan mësimin sot.
Dhuna ka ndodhur pasditen e djeshme, pas së cilës profesori është mbyllur në zyrën e tij dhe studentët kanë tentuar të hyjnë brenda tij, por fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë incident të madh.
“Dëgjova thashetheme nga studentët që bërtisnin. Ai ishte mbyllur në kabinetin e gjuhës angleze dhe studentët u mblodhën para derës për ta rrahur. Unë dhe mësimdhënësit u përpoqëm që të mos pasojë ndonjë incidenti më i madh sepse në ato momente nxënësit kanë mundur ta vrasin”, tha Besime Jonuzi, drejtoreshë e “Ibrahim Temo”.
Ngjarjes së djeshme i ka paraprirë një debat verbal në të cilin profesori ka ofenduar kolegun e tij, pas së cilës nxënësi që ka tentuar ta kundërshtojë është sulmuar fizikisht. nxënësi i sulmuar me lëndime në anën e majtë të kokës ka përfunduar në spital, kurse profesori është ndaluar nga policia.
Nga Spitali i Strugës thonë se nxënësi është pranuar me lëndime të rënda dhe menjëherë është transferuar në Repartin Kirurgjik dhe pas sanimit të lëndimeve është lëshuar për tretman shtëpiak.
Mësuesi 57-vjeçar i anglishtes, i cili është pezulluar nga puna, ka kërcënuar më parë kolegët, për çka është denoncuar në polici.