MPB ka njoftuar se me datë 22.09.2024, në ora 21:30 në SPB Shkup, një grua 78-vjeçare nga Shkupi raportoi se rreth orës 14:00, në shtëpinë e tyre familjare në rajonin e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga i biri i saj, I.B. (55), i cili kishte përdorur edhe një objekt të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.