75-vjeçari nga një fshat i Tetovës e kërcënon dhe i shkakton lëndime me thikë resë së tij

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.Z. (75) nga një fshat i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” gjatë ushtrimit të dhunës në familje. Më 19.05.2024, pas një debati verbal paraprak, i dyshuari i ka drejtuar kërcënime me thikë resë së tij dhe e ka lënduar atë.