720 raste aktive me koronavirus në Shkup, kryeson Çairi dhe Komuna Qendër

Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur bilancin për gjendjen me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar tre viktima dhe 127 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 67 raste të reja janë vetëm nga Shkupi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga fillimi i pandemisë deri më tani, në Shkup janë regjistruar 1.332 persona të diagnostifikuar me Covid-19 ndërsa për momentin ka 720 raste aktive.

Sipas komunave, në qytetin e Shkupit ka raste aktive në:

• Çair -168
• Komuna Qendër – 64
• Butel – 63
• Gazi Babë-58
• Aerodrom- 57
• Saraj- 55
• Karposh- 45
• Kisella Vodë- 35
• Haraçinë- 23
• Studeniçan – 19
• Ilinden- 18
• Gjorce Petrov- 18
• Shuto Orizarë- 17
• Petrovec- 6
• Çuçer Sandevë- 3
• Sopishte- 2.