720 milion denarë për terminale! KSHZ përmes prokurimit publik do të blejë terminale për lexues të gishtërinjve

Përmes prokurimit publik në vlerë prej 720 milion denarë, do të blihen terminale fingerprint të cilat do të përdoren për zgjedhjet lokale, kumtoi sot Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Në seancë, njëzëri është miratuar propozimi i tillë për sistem të integruar për identifikimin biometrik të votuesve.

“Ne fillojmë ditën e ardhshme pasi lëshohen mjetet, e kjo është sot. Siç tha nënkryetarja , dialogu do të zhvillohet një javë, sipas ligjit për prokurim publik. Do të fillojë të martën që të mos jetë gjatë festave, dhe deri të hënën e ardhshme. Pastaj do të fillojë procedura për tender e cila do të zgjasë 30 ditë, pastaj ka afat prej 30-60 ditëve, pastaj ka afat për t’u ankuar…

Ndërsa kushti në dialogun teknik është që pajisjet të dërgohen në afat prej 30-60 ditëve, mund edhe në mënyrë të njëpasnjëshme për shkak se kemi një pjesë të pajisjeve. Kjo do të ishte në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, ndërkohë duhet të ketë trajnim të atyre që do të punojnë me ato aparatet dhe të implementohen pajisjet, mendojmë se ka kohë të mjaftueshme për të gjitha punët”, tha Aleksandër Dashtevski – KSHZ.