72-vjeçari nga Tetova me thikë e sulmon një grua 71-vjeçare dhe djalin e saj


Me datë 11.07.2024, në ora 12:30, në rrugën “Kuzman Josifovski-Pitu”, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin H.F.(72) nga Tetova.  Ai rreth orës 14:30 është denoncuar nga 71-vjeçarja M.I.  nga Tetova, se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike në mes të dy familjeve, pas një debati verbal para shtëpisë së tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e saj F.I. (39).  Sipas njoftimit, ai gjatë sulmit ka përdorur mjete të fortë dhe të mprehtë, me të cilin i ka shkaktuar lëndime fizike personit F.I.. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.