72 vjeç, Durrsak me banim në Itali: i gjetur copa copa, hedhur në një kanal

Është identifikuar trupi i gjetur ditët e fundit në kanalin Adigetto, në zonën e Rovigos.

Është një pensionist shqiptar gati 72 vjeç, Shefki Kurti, lindur në Durrës dhe banues në Badia Polesine.

Hetuesit ia dolën ta identifikonin pas disa ditësh. Trupi në fakt u copëtua, u mbyll në qese plehrash dhe u hodh në ujë. Javën e kaluar, kanali filloi të kthente “copa” të tij, duke ndezur kështu edhe hetimet.

72 vjeçari ishte pensionist dhe i martuar. Tani po përpiqen të rindërtojnë me se merrej dhe cilat ishin zakonet e tij. Hetuesit ftuan këdo që kishte informacion të dobishëm që të paraqitej për të mbështetur punën e hetuesve.

Identifikimi u bë pas gati gjashtë ditësh hetim. Të enjten më 28 korrik, pranë një blloku të Adigetto in via Casaria në Villanova del Ghebbo (Rovigo), stafi i Konsorciumit të Rikuperimit vuri re këmbën e majtë në një cep.

Pasditen e së njëjtës ditë nën urën e Adigetto në via San Lazzaro në Lendinara, u gjet trupi, koka dhe pak më pas edhe krahët, të mbyllura në katër thasë të zinj.

Më 31 korrik zbulimi i këmbës së djathtë. Mjeku ligjor do të duhet të kuptojë dhe sqarojë se sa kohë ka ndejtur trupi në ujë.