19 vite punon si shitës i lodrave pranë Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Quhet Nikolla Kirev por të gjithë e njohin me nofkën “Koki plastikë”. Në këtë vend stacionohet që nga ora 09.00 e mëngjësit deri në ora 15.00 në mesditë. Ndërsa gjatë fundjavave shkon pranë Kopshtit Zoologjik. Punën e bën me pasion dhe më së shumti gëzohet kur sheh fëmijë, edhe pse në spital ,të lumtur pasi kanë blerë ndonjë lodër.
“Çdo ditë i marrë lodrat në magazinë i pastroj, pastaj i mbështjelli dhe vi këtu i rendis. Pastaj prapë i mbledh prej këtu. Me qejf e bëj këtë punë. Paratë nuk janë të rëndësishme, kënaqësia është e rëndësishme. Gëzimi i madh kur më pyesin se ku shkoj dhe ju tregoj se po shkoj të shes lodra”.
Gëzimi është edhe më i madh sigurisht kur shikoni se si fëmijët gëzohen?
“Fëmijët pyesin. Nënë a do të më blesh një tullumbace? Përse? Nuk do të qaj mami. Dhe kështu fëmiju nuk qan. Ndonjëherë më thonë më jepni një tullumbace nuk kemi të paguajmë vetëm të shkojmë të merr injeksion fëmiju, pastaj do të paguajmë. Unë ju them se s’ka problem. Vetëm mos të qan”.
Shtatëdhjetë vjeçari thotë se për çdo vit bie interesimi.
“Blejnë por nuk është siç ka qenë para disa viteve. Për çdo vit më dobët e më dobët. Nuk ka interesim sikur mos me qenë Viti i Ri . Zakonisht kur ka ndonjë fëmijë që qanë prindërit i blejnë ndonjë lodër”.
Për një ditë fiton rreth 400 denarë. Por thotë se mund të mbijeton me këtë biznes. Edhe pse ka pasur oferta të ndryshme për të punuar ai ka zgjedhur këtë pasi që është e vetmja punë që e përmbush.
“Unë 40 vite punoj me shitje të lodrave. Prej viteve 75-ta. Kompania ime Koki plastikë ekziston nga 5 shkurti 1975. Më kanë kërkuar të punoj në vende të ndryshme. Unë çdoherë kam thënë unë lodra do të shes. Një denarë ta fitoj, nuk duhet t’i jap llogari askujt. Përfitoj aq sa për ti paguar llogaritë. Kur nuk kam para të blej ushqim më të shtrenjtë blej diçka më lirë. Kjo është jeta” .
Edhe pse para disa javëvë i ka mbushur 70 vjet dëshira për të punuar dhe përfituar për një copë bukë vazhdon. Mesazhin që ua dërgoj qytetarëve është të punojnë atë që e duan dhe e kanë pasion, ashtu siç bën ai 40 vite me radhë.