“70% e vdekjeve këtë periudhë ishin nga izolimi”, Hetem Ramadani

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi thotë aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani i cili në asnjë moment nuk është izoluar. I ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel Ramadani shpjegoi se ajo që po i vret vërtetë njerëzit nuk është në fakt virusi.

hetem ramadani

“Nuk është virusi që po na vret, po një sistem i dobët imunitar që vjen nga kequshqyerja, stili I jetës I keqpërdorur dhe i ngarkuar duke bërë që Covid 19 të gjej hapësirë në këto trupa. Ky virus u aktivizua për shkak të propagandës dhe fokusit që i është dhënë në media. Në Amerikë vdesin 1500 vetë në ditë sipas CNN për shkak të kequshqyerjes dhe asnjëherë nuk u tha hajde të bëjmë një lockdown (mbyllje).

Gjithë kjo pandemi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, ky është një eksperiment se si mundet një person të manipulohet për arsyet dhe qëllimet e grupeve të interesit, sipas mendimit tim. Frika është instrumenti më i mirë për të arritur qëllime të shpejta, dhe kompani farmaceutike, pushteti etj e kanë përdorur frikën e njeriut për të arrit qëllimet e tyre”.

Ramadani: Unë e kalova virusin që në shkurt

Vetë Ramadani pohoi gatë intervistës në emisionin “Hipokrati” se e ka kaluar coronavirus që në shkurt të këtij viti se dhe në asnjë moment nuk është izoluar, as ai e as familjarët e tij.

“Unë besoj që jam infektuar po nuk e kam ndjerë, gjatë muajit shkurt, kisha kollë dhe vetëm kaq. Mendoj se 70-80% e shqiptarëve e kanë kaluar, kurse statistikat botërore tregojnë se shumica e kanë kaluar këtë virus pa simptoma. Unë nuk u izolova asnjë sekond, kam pasur kontakt me njerëz të tjerë, dhe nuk kam vënë asnjëherë maskë. Madje dhe vajzën nuk e kam izoluar, e kam marrë me vete në supermarket. Kam dëgjuar komente se si po e lejoj vajzën të shkoj në supermarket. Por unë duke e ditur se si ushqehet vajza ime dhe duke i besuar teorisë sime nuk e kam izoluar. Teoria dhe përvoja ime ishte më e fuqishme se sa shkalla e propagandës nga ana e qeverive për të më frikësuar”-u shpreh mjeku alternativ.