Nikolla Gruevski u dënua me 7 vjet burg, kurse kushëriri i tij dhe ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, një vit e tre muaj burg për rastin “Parcelat në Vodno”, gjegjësisht për pasurinë sekrete të ish-kryeministrit. . Biznesmeni Orce Kamçev u dënua me një vit burgim më të vogël, ndërsa kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski u dënua me dy vjet me kusht. Në mesin e të pandehurve ishte edhe Nenad Josifovic, i cili gjithashtu u dënua me dy vjet me kusht, si dhe Ratka Kamçeva, e cila lirohet nga akuza për shkak se vepra është e vjetëruar.