7-vjeçarja që mbeti e vd*ekur në aksidentin në Skenderaj ishte vajza e një veterani të lu*ftës

Një vajzë 7-vjeçare ka vd*ekur para dy ditësh në fshatin Kllodernicë të Skenderajt pasi ishte go*ditur nga një veturë. Ndërsa ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku bëri të ditur se vik*tima ishte vajza e veteranit të lu*ftës Kadri Mula. “Më ka prekur thellë vde*kja aksidentale e vogëlushes 7 vjeçare Sela Kadri Mula nga fshati Kllodernicë e Skenderajt. Vajzë e veteranit të lu*ftës dhe e familjes së respektuar Mula. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë rast tragjik” ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:
E kishte trashëguar emrin e gjyshes së saj, emrin e bukur Selë. Për pak ditë pritej të vazhdonte klasën e dytë fillore, në kërkim të rrugës së gjatë të nxënies së dijes. Por kjo ëndërr nuk iu përmbush. Një makinë në lëvizje mori jetën e saj të njomë.

Më ka prekur thellë vde*kja aksidentale e vogëlushes 7 vjeçare Sela Kadri Mula nga fshati Kllodernicë e Skenderajt. Vajzë e veteranit të lu*ftës dhe e familjes së respektuar Mula. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë rast tragjik. Qytetarëve ju kërkoj të jenë të kujdesshëm në komunikacion sepse humbja e jetëve është e pakompenzueshme. Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten.