7 mjekë kosovarë kanë vde*kur nga koronavirusi, ndër ta edhe gjinekologu Burim Krasniqi


Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, personeli shëndetësorë ishte në vijën e parë të frontit në lu*ftë kundër koronavirusit. Për pasojë shtatë mjekë kanë humbur betejën me Covdi-19, ndër ta edhe gjinekoligu i njohur Burim Krasniqi.

Oda e Profesionistëve Shëndetësor ka kërkuar edhe nga gjithë qytetarët që në këtë orë për nderim të jetërave të humbur të profesionistëve shëndetësorë të fikin dritat për një minutë heshtje.

“Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinjë në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga Covid 19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë lu*ftën kundër Covid 19. Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë heshtje”, thuhet në komunikatën për media nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor.