7 janari ditë jo-pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Dita e parë e Krishtlindjeve – 7 janari (e enjte) sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë

qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga kjo Ministri njëherit urojnë qytetarët e fesë ortodokse për Krishtlindjet