67 vjet bu*rg për të akuzuarit në “Target-Fortesa”

Në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale “Target-Fortesa” që ka të bëjë me skandalin e përgjimeve ilegale. Në këtë rast ku të akuzuar janë 12 persona është shpallur dënim me 67 vjet bu*rg.

Prej tyre, me nga 15 vjet bu*rg janë dënuar ish agjentët në arrati Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski me 12 vjet bu*rg ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov me 6 vjet bu*rg është dënuar Toni Jakimovski me 4 vjet bu*rg ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe me 3 vjet bu*rg Nadica Nikoliç.

Me nga dy vjet bu*rg me kusht nëse nuk e përsëritin veprën janë dënuar: Valentin Varelo, Marjan Sumunikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Valentina Simoonovska./TV21