67 vjeçari nga Vrutoku akuzohet se vr*au gruan e tij

Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kr*iminale në Gostivar, të hënën ka dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit P.A. nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të dyshimit se ka kryer vr*asj*en e bashkëshortes së tij, 55-vjeçares B.A., vepër penale e dë*nue*shme nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe 2 të Kodit Penal. I de*noncuari P.A. dyshohet se më 23 prill të këtij viti, në periudhën nga ora 21:30 deri në ora 24:00, në shtëpinë e tyre familjare në Vrutok, me përdorimin e forcës fizike dhe me një mj*et të mpr*ehtë i ka shkaktuar lëndime të shumta vd*ekj*epr*urëse në kokë dhe trupin e gruas së tij, pas së cilës me taksi është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Shkup.