Një 66 vjeçar nga Tetova dje ka raportuar në polici se është mashtruar nga një kompani në Strumicë. Nga MPB thonë se personi në fjalë ka raportuar se kompania nga Strumica ka marrë material ndërtimi, por të njëjtin nuk e ka paguar.
“66 vjeçari S.A. nga rrethina e Tetovës, dje (06-shtator) në ora 18:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:20 një person ka telefonuar djalin e tij, kinse pronar i një kompanie nga Strumica dhe ka porositur më shumë materiale ndërtimi. Pas disa kohësh S.A. materialet i ka ngarkuar në kamion dhe i ka dërguar në Strumicë, por ato janë shkarkuar në Shkup dhe blerësi i materialeve i ka thënë se ia ka paguar një personi tjetër i cili ndërkohë ka ardhur në depon e tij, pas së cilës personit S.A. iu bë e qartë se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së