658 raste aktive në Shkup, 152 vetëm në Çair (VIDEO)


Vazhdon fluksi i lartë i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja. Numri më i madh në Shkup, pastaj Shtip, Kumanovë, Tetovë dhe Koçan. Ministria e Shëndetësisë njofton për 2 viktima dhe 6 pacientë të shëruar.

Qyteti Raste të reja

Shkup 63
Shtip 12
Kumanovë 11
Koçan 9
Tetovë 8
Veles 3
Gostivar 3
Ohër 1
Kriva Pallankë 1

Në Qytetin e Shkupit numri më i lartë i rasteve aktive është në Çair, Butel, Gazibabë, Aerodrom, Saraj dhe Qendër. Në Komunat tjera si Studeniçan, Ilinden dhe Shuto Orizarë numri i raste aktive është nën 20.

Komuna Rastet aktive

Çair 152
Butel 59
Gazi Babë 58
Aerodrom 53
Saraj 52
Qendër 52
Karposht 40
Kishella Vodë 29
Haraçinë 23

Në 24 orët e fundit janë kryer 1245 teste. Nga testet skrining Shtip, Prilep dhe Manastir asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv. Me bilancin e fundit, numri i të prekurve në vend shkon në 3025, ndërsa prej tyre 1226 raste janë akoma aktive.