65% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut besojnë se COVID-19 është krijuar në laborator

65% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut besojnë se COVID-19 është krijuar në laborator për të kontrolluar njerëzit, tregon sondazh mbi opinionin publik realizuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën presidenciale për edukim politik (QPEP).

72% e të anketuarve besojnë se bota sundohet nga disa familje të fuqishme.

Gjithashtu, 46% qytetarëve besojnë se se klima kontrollohet nga satelitët dhe radarët, 44% se janë regjistruar më shumë të vdekur nga COVID sepse Ministria e Shëndetësisë ka dhënë para, 46% se virusi është spërkatur nga aeroplanët, 29% mendojnë se ndryshimet klimatike janë një sajesë dhe 57% që mediat e mëdha përhapin gënjeshtra.