64-vjeçari nga Zherovjani për shkak të borxhit rrihet në Tregun e Gostivarit

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari M.S. nga Zherovjani i Tetovës, dje (23-janar) në ora 17:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga K.R.(69) nga Dobërdolli i Gostivarit, në Tregun e madh të Gostivarit. Shkak për sulmin, sipas raportit, ishin marrëdhëniet e tyre të mëparshme të pazgjidhura borxh-besimi. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës kundër personit të raportuar do të vijojë parashtresë përkatëse.