64-vjeçari nga Tetova mashtrohet nga një person, futet në kredi 45 mijë denar pa dijeninë e tij

Më 22 korrik 2024, në orën 13:00, në SPB Tetovë, një banor 64-vjeçar i një fshati të Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas raportimit, në maj të vitit 2024, përmes një rrjeti social, personi e ka mashtruar duke i kërkuar që të dërgohen para në llogarinë e tij nga një i afërm i personit nga jashtë. Siç është raportuar, ai ka dërguar një foto të kartës së tij të identitetit dhe llogarisë transaksionare, dhe më pas, në dy raste, në llogarinë e tij kanë ardhur gjithsej 45,000 denarë, të cilat ai i ka dorëzuar një personi mashkull në Shkup, pas çka është bllokuar nga profili me të cilin ka komunikuar. Gjithashtu, sipas raportimit, dje në adresën e tij ka ardhur një letër nga një shoqëri financiare që thoshte se ai kishte një borxh për një këst të një krediti të shpejtë që nuk e kishte marrë kurrë, pas çka ai ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.