63-vjeçari nga Turqia gjendet i vdekur në një hotel në Ohër

Dje në mëngjes, në orën 08:15, në stacionin policor në Ohër është raportuar se një shtetas turk, H.K., 63 vjeç, është gjetur i vdekur në një hotel në Ohër.

Mjeku nga ndihma e shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja dhune, ndërsa në vendngjarje hetimin e kryen ekipet policore.