63 vik*tima vetëm nga e hëna, Haradinaj thotë se Kosova po e mposht pandeminë, kërkon lirimin e masave

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë duke harruar faktin se vetëm gjatë javës së fundit në vend janë shënuar gjithsej 63 vik*tima nga koronavirusi. Megjithatë ai kërkon që të hiqen kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe të bizneseve. Po ashtu ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset e masa të tjera të nevojshme.
Postimi i plotë:

Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Javëve të fundit ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme. Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve.

Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset e masa të tjera të nevojshme. Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta mobilizimin tonë bizneseve diasporës dhe përkrahjen e aleatëve.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.