62 vjeçarja e “Për’puthen +40” habit me deklaratën: Kam shumë kërkesa, por dëshira ime është..

Programi “Për’puthen +40”, ka nisur transmetimin javën e kaluar.
Aty po marrin pjesë konkurrentë nga Shqipëria, të moshave të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Ajo çka po merr vëmendje është 62-vjeçarja e cila po cilësohet edhe si gjyshja e emisionit, ku përkundër moshës është mjaft IN me kohën.

Ajo përdor edhe rrjetet sociale, ku së fundmi vendosi t’u kushtonte kohë ndjekësve të saj, duke i pyetur se cila është dëshira e fshehtë e tyre.
Njëra nga ndjekëset tha se ishte ëndrra e saj që ta takonte njëherë live, ku nuk mungoi përgjigjja e saj duke i thënë: Faleminderit e dashur. Po patjetër që ndonjë ditë dhe mund të takohemi. Fillimisht urojmë të kalojë ky Covidi sa më shpejt.”

Ndërsa pyetja tjetër ishte: A ka pasur konkurrent që janë paraqitur për ju 2 zonjat e nderuar.
62-vjeçarja tha se: Kërkesa ka shumë, por dëshira imë është të vijë dikush që vërtet ja vlen.