62 pasagjerët që ishin në aeroplanin që u rrëzua në qytetin Vinhedo të Brazilit kanë vdekur, konfirmuan autoritetet braziliane të premten.
Në aeroplan ishin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.
Nuk dihet ende shkaktari i aksidentit.
Faqja e gjurmimit të fluturimeve, “Flightradar24”, ka bërë të ditur se aeroplani i rrëzuar ishte prodhuar në vitin 2010. Gjatë 60 sekondave të fundit të fluturimit, transponderi i aeroplanit ka transmetuar shpejtësi vertikale deri në 440 kilometra në orë, sipas “Flightradar24”.