60-vjeçari nga Gostivari e rreh keq gruan e tij 27-vjeçare për shkak se ajo dëshironte të ndaheshin

MPB ka njoftuar se me datë 06.10.2024 në ora 15:15 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivarit, kanë privuar nga liria personin R.M.(60) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 27-vjeçare me të cilën nuk jetojnë së bashku dhe janë në procedurë divorci. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.