60 orë pa u ngritur nga shtrati, Mali i Zi me kampion të ri të dembelisë

Zharko Pejanoviq është fituesi i garës së 12-të për përtesë, i cili tradicionalisht mbahet në Mal të Zi në fshatin “Crna Gora”, jo shumë larg prej Nikshiqit.

Pejanoviç duroi 60 orë i shtrirë dhe fitoi 350 euro për përpjekjet e tij, një fundjavë në fshatin etno, drekë për dy në një restorant në Podgoricë dhe shumë çmime të tjera sponsorizuese.