60 milion euro nga prerja ilegale e drunjëve! Eurothink: Janë të kyçur edhe figura të fuqishme politike

Mbi 60 milioni euro në vit përfitohet nga prerja e drunjëve në mënyrë ilegale në gjithë Maqedoninë .
Pylli më i prekur me prerjen e drunjëve në mënyrë ilegale është i i Kërçovës, tregojnë hulumtimet e Eurothink.
Hulumtimet shpalosën të dhënat nga viti 2010 deri në vitin 2019, të cilat tregojnë se bëhet fjalë për veprimtari të organizuar kriminale ku grupe kriminale arrijnë të akumulojnë një sasi të madhe të prerjeve të drunjëve.

Ivan Stefanovski nga Eurothink thotë se në këtë veprimtari ilegale janë të kyçur edhe figura të fuqishme politike.
“Hulumtimet tona në terren tregojnë se bëhet fjalë për veprimtari të organizuar kriminale ku grupe serioze kriminale me hierarki dhe strukturë arrijnë të akumulojnë një sasi të madhe ilegalisht kuptohet nëpërmjet prerjeve të egra. Për fat të keq edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partive politike mundësojnë që ta bëjnë më lehtë ta bëjnë këtë aktivitet”. Bëhet fjalë për njerëz të fuqishëm me pozita të fuqishme”, tha Ivan Stefanovski – Eurothink.

Për periudhën 2010-2019 janë ngritur gjithsej 223 kallëzime penale dhe 665 akuza për kundërvajtje për shfrytëzim të pa ligjshëm, por Hulumtimi i EurThink tregon se për këto 9 vite nga gjykata e Kërçovës nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me procesuimin e tyre.
“Një numër i madh i institucioneve qëndrojnë memec në këtë problem, kështu që edhe përskaj numrit të lartë të akuzave penale për kundërvajtjet të cilat kanë arritur edhe nga MPB edhe nga EP “Llapushnik” Kërçovë, nga gjykata nuk arritëm të marrim asnjë informacion për asnjë lëndë të formuar për shkatërrimin e pyjeve ose për padi të tjera penale të lidhura me prerjen ilegale”, u shpreh Ivan Stefanovski – Eurothink.

Hulumtimi i EUROTHINK tregon se qytetet të cilat janë më shumë të prekura nga prerja ilegale e drunjëve janë: Kërçova, Struga, Gostivari, Tetova , Kumanova dhe Shkupi, më pas kanë Berova, Pehqeva, Strumica, Manastiri dhe Shtipi.