60 mësues turpi, që kurrë nuk reaguan për Gjeografinë në gjuhën shqipe që nga viti 2015

Ismail Sinani
Në Maqedoni të Veriut ekzistojnë 30 shkolla të mesme, në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Logjika e thotë se të paktën 60 MËSUES/E (PROFESORË) që nga viti 2015 janë përballë me këtë libër, libër i thënçin, në të cilin fyhen shqiptarët në mënyrën më të poshtër.

Pra, plot 6 vjet. Si është e mundur që asnjëri prej tyre mos ta ketë vërejtur këtë fakt?! Apo, si është e mundur asnjë i ri apo e re mos të jetë prekur në sedër kur e ka lexuar atë pjesë?!

Ç’është ky deficit ndjenjash kombëtare?
Sa u përket ministrave apo zv/ministrave shqiptarë të Arsimit, ata dihet… prej vitesh janë në shërbim të partisë dhe klaneve përreth.