60 deri në 70 përqind të qytetarëve janë të kënaqur me shëndetësinë publike, por gazetarët nuk bëjnë lajme për këtë, thotë Taravari

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 60 deri në 70 për qind të qytetarëve janë të kënaqur me mjekët që punojnë në shëndetin publik, por fatkeqësisht, gazetarët nuk i ndjekin këto lajme.

Në konferencën e sotme për 100 ditët e Qeverisë, në një pyetje nga gazetarët rreth reagimeve që merr nga qytetarët në linjën e hapur për kontakt, Taravari shpjegoi se zyrtarisht një ditë në javë takohet me pacientë, por komunikon çdo ditë me qytetarët dhe pacientët.

Impresioni im është se rreth 60 deri në 70 për qind të qytetarëve janë të kënaqur me mjekët që punojnë në institucionet publike shëndetësore. Megjithatë, fatkeqësisht, gazetarët nuk i ndjekin këto lajme për pacientët që janë të kënaqur nga shërbimi i ofruar, duke thënë ‘Mirë ju qoftë për gjithçka që keni bërë për pacientin’. Rreth 20 deri në 30 për qind të pacientëve nuk janë të kënaqur. Ka vërejtje të ndryshme nga ata, disa janë të arsyeshme, disa nuk janë, të jemi të sinqertë. Disa herë, ndonjë pacient pret pesë minuta dhe nervozohet. Të gjithë presim diku. Edhe kur shkojmë në bankë, presim 10 minuta, dhe nuk ankohemi. Disa nervozohen, disa ankohemi me të drejtë. Kur ka pasur ankesa, kemi komunikuar drejtpërdrejt me mjekët ndaj të cilëve janë bërë ankesa, dhe ndonjëherë i kam përballur pacientët me mjekët. Në fund të fundit, sistemi shëndetësor ekziston për pacientët dhe ata janë qendra në orbitën e sistemit shëndetësor,” tha ministri.

Sipas Taravarit, mjekët dhe personeli tjetër mjekësor janë shumë të rëndësishëm dhe duhet të motivojnë punonjësit shëndetësorë; nuk duhet gjithmonë të flitet negativisht për ta, por edhe të vlerësohen.

„Ka disa vërejtje që janë të arsyeshme, ne përpiqemi me biseda me kolegët tanë që t’i amortizojmë dhe që ato të mos përsëriten. Nëse përsëriten nga i njëjti koleg shumë herë dhe ka shumë pacientë që ankohen, atëherë do të marrim masa që mund t’i marrë Ministria e Shëndetësisë,“ tha Taravari.Pa Censurë