6 vik*tima dhe 103 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë

Edhe 103 raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë duke e quar kështu numrin e përgjithshëm në 5472. Po ashtu është bërë e ditur se 6 persona kanë vd*ekur në 24 orëshin e fundit ku numri total i vik*timave ka shkuar në 124. Kurse sot janë shëruar 95 pacientë duke e quar numrin deri më tani në 2640. Po ashtu në Kosovë janë 2708 raste aktive me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur doktori dhe shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë Xhevat Jakupi. “Janë testuar 459 mostra prej të cilave 103 raste pozitive dhe janë shëruar 95 pacientë kurse kanë vd*ekur 124 pacientë deri tani” tha Jakupi.

“Rastet pozitive janë në Prishtinë 28 raste, Podujevë 16, Ferizaji 12, Mitrovica 10, Drenasi 7, Prizreni 6, Gjilani 5, Vushtrri 5, Fushë Kosova 5, Shtime 4, Suhareka 3 raste dhe me nga një rast Kaçanik dhe Skënderaj” tha Jakupi.
Jakupi bëri apel që të përmbahen masat e ndërmarra nga IKSHPK.