6 muaj i arrestuar padrejtësisht nga Serbia

Mehmetaj akuzohet gabimisht për krime lufte. Nezir Mehmetaj nga qyteti i Klinës në Kosovë, kishte qenë me të ëmën në një spital në qytetin jugor serb Nish.

Kur po kthehej në Kosovë, 6 muaj më parë, ai është arrestuar nga policia serbe dhe po mbahet në paraburgim për krime lufte. Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ndërsa si pjesë të dëshmive prokuroria serbe ka paraqitur foto me pretendimin se janë të të dyshuarit, por avokati mbrojtës thotë se këto foto janë të kryetarit aktual të Obiliqit Xhafer Gashi.

Thotë se kurrë nuk ka pasur ndonjë rast me më pak dëshmi dhe se gjykata nuk ka fakte mbi këtë ngjarje. “20 vjet askush nuk është dëgjuar dhe prokuroria për krime lufte nuk ka bërë asnjë veprim, por e kanë arrestuar personin. Kjo mungesë dëshmish është e pamundur. Për pesë muaj dëshmia kryesore ka qenë një fotografi që prokurori e ka marrë nga internet dhe ai thotë që ky është i akuzuari”.

Ndërsa fotografitë e tij enden nëpër gjykatat serbe Xhafer Gashi vazhdon punën në Obiliq si kryetar i këtij qyteti. Ai pranon se këto foto janë të tij dhe jo të Mehmetajt që pretendon prokuroria serbe dhe po vazhdon të mbahet në paraburgim.

“Unë kam dëshmuar dhe dëshmoj se ajo fotografi me të cilën akuzohet është shkëputur nga një videoxhirim ku kemi pasur disa medium gjatë kohës së luftës. Dëshmoj me përgjegjësi të plotë që personi të cilin po e akuzojnë në Serbi nuk është por është fotografi e imja”.

Gashi ka shërbyer në Brigadën 138 Agim Ramadani thotë se nuk është i çuditur nga fabrikimet e tilla që bën Serbia dhe se ky pretendim i tyre me Mehmetajn kjo e dëshmon më së miri këtë.