etarët qëndrojnë në shtëpi, në rastin më të mirë deri në 10-15 prill numri maksimal i të infektuarve me COVID-19 në Maqeodninë e Veriut do të jetë 570. Në rastin më të keq numri i të prekurve me virusin korona mund të arrijë në mbi 3 mijë persona. Në këto përfundime ka dalë profesori universitar Dashmir Ibishi i cili duke analizuar të dhënat zyrtare përmes softuerit kompjuterik ka bërë parashikimin se sa mund të përhepet COVID-19.
Dashmir Ibishi: Deri sot për fat të keq kam parashikuar të ketë 200, dhe dje Ministri dr.Filipçe tha se kemi 201!. Apeli më i madh është që të izolohemi, vetëizolohemi, që të mos ketë shpërthim. Me startin që kemi tash për fat të keq…
TV21: Çfarë thonë prognozat deri më 10 prill, me që e përmendët si datë?
Ibishi: Rritjet thuajse ditore do të arrijnë nga 20 deri 30, dhe nga 10 prilli pastaj fillon kurba të ulet dhe do të fillojë të bie numri i të infektuarve në qoftë se i marri parasysh masat që ka amrrë qeveria dhe masat që do të merren në të ardhmen. Por deri më 10 prill me ndihmën e programit softuerik unë parashoh që në RMV do të arrijmë mbi 500 të infektuar.
Sipas prognozave matematikore të profesorit Ibishi rënia e numrit të të infektuarve do të fillojë nga 10 prilli. Por a mund të parashikohet se kur kjo epidemi mund të marrë fund?
“Parashikimi është i pikut ndërsa fundi pastaj çdo ditë me rënien e rasteve ne mund të mbërrijmë diku nga fundit i prillit që të mos ketë asnjë rast të ri, ose maksimum 10 maj që të mos ketë asnjë rast të ri. Pastaj rekomandimet e OBSH-së thonë se edhe kur piku ëhstë zero, masat duhet të vazhdojnë deri në afat të caktuar sepse ekziston rreziku i personave që virusin e kanë të inkubuar”, tha profesori Dashmir Ibishi.
Edhe në rang botëror, profesori i matematikës nuk beson në parashikimet se gjendja do të qetësohet në fund të majit. Kjo për shkak se siç pohon në disa shtete sapo ka nisur shpërthimi në masë i COVID-19. Apelon për izolim, si e vetmja armë që bota ka për momentin për ta luftuar virusin vdekjeprurës.