56 të mitur ndalohen nëpër klubet e natës nga policia

Në bastisjen e policisë që u zhvillua dje në rreth 350 lokale nate, u gjetën 56 të mitur të cilët pavarësisht ndalesës, ishin të pranishëm në diskoteka pas mesnate. Ka pasur edhe konsumim të alkoolit, shkruan Alsat.

“Në territorin e SPB Veles është konstatuar vepra penale ”servim i alkoolit të miturit” vepër e dënueshme sipas neni 204 të Kodit Penal, dhe të gjithë janë sanksionuar”, njoftojnë nga MPB.

Gjatë bastisjeve në Shkup është gjetur drogë dhe tre persona janë privuar nga liria – dy nga Qendra, një nga Karposhi. Te ata janë gjetur dhe konfiskuar qese me pluhur të bardhë dhe marihuanë.

Në një objekt gastronomik në Qendër të Shkupit, janë gjetur persona pa certifikatë vaksinimi, të cilëve do t’u dërgohen kallëzime, ndërsa objekti është vulosur nga inspektorët e tregut, dhe do të pasojë sanksioni përkatës për kundërvajtje.

Gjatë kontrolleve në diskoteka, policia kanë hasur edhe në sjellje agresive. MPB tha se dy persona kanë penguar punonjësit e policisë në kryerjen e kontrolleve. Policia ka evidentuar shkelje të ligjeve, për mbrojtjen nga duhani, rendit dhe qetësisë publike, si dhe ligjit për të huajt./Alsat.mk