550 euro rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në bazë të statistikave të muajit janar, rroga mesatare neto ka arritur në 33 943 denarë, ndërsa ajo bruto është 50 387 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Transporti dhe magazinimi (23.4%), Ndërtimtaria (20.9%) dhe Informimi dhe komunikimi (17.3%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që në krahasim me janarin e vitit të kaluar, rritja është për 13.2 %, ndërsa në krahasim me muajin paraprak është regjistruar ulje te ndërtimtaria (5.1 %), industria përpunuese (5 %) dhe tregtia me shumicë dhe pakicë (3.5 %).

Rroga mesatare më e madhe neto është në sektorin e programimit kompjuterik (91 259 denarë), ndërsa më e vogla në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (19 099 denarë).portalb