537 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse, MPB apelon për respektim të masave

Gjatë 24 orëve, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 537 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse.

Ministria Për Punë të Brendshme vazhdon të bëj thirrje për respektim të të gjitha masave dhe protokolleve që ka miratuar Qeveria dhe që kanë për qëllim mbrojtjen dhe ballafaqimin me COVID-19.