53 raste të reja me virusin korona, 4 raste të reja nga Tetova


Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 53 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona ndërsa raste aktive janë 957. Janë shëruar 25 persona.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 25 persona, 6 nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe 19 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Me këtë numri i të shëruarve është 164 ndërsa i të vdekurve 49.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 13
– Kumanovë 9
– Tetovë 4
– Prilep 9
– Strugë 2
– Veles 12
– Manastir 2
– Makedonski Brod 2

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

Shkup – 401
Kumanovë – 320
Prilep – 112
Strugë – 55
Tetovë – 52
Dibër – 51
Veles – 43
Shtip – 32
Koçan – 26
Manastir – 17
Gostivar – 12
Ohër – 7
Gjevgjeli – 4
Radovish – 4
Kriva Pallankë – 4
Kavadar – 4
Krushevë – 3
Strumicë – 2
Probishtip – 2
Kërçovë – 2
Negotinë – 2
Makedonski Brod –2
Demir Hisar – 1
Në 24 orë e fundit janë bërë 697 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 493, Fakultetit të Veterinarisë – 15, Avicena – 8 , Biotek – 0 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 120, Sistina – 61. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 11556 testime.