52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali, la pas vetes gruan dhe katër fëmijë


52-vjeçari, Nazmi Morina nga Kosova ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës gjatë kohës sa ishte duke punuar në shtëpinë e të moshuarve “Orzivecchi” në Brescia, përcjell Reporteri.net.

Mediat italiane raportojnë Morina ishte duke punuar me një vinç të vogël kur ngarkesa që kishte në të, ra sipër tij dhe 52-vjeçari vdiq në vend.

Ai u vu re rastësisht nga një koleg i tij i punës, i cili kishte parë se ngarkesa ishte shembur për toke.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar.

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij.